Malazezja sulmon fizikisht ish të dashurin nga Gostivari
Të dielën në ora 18:45, zyrtarët policorë të SPB Tetovë- DPB Gostivar, kanë ndaluar 29-vjeçarin J.Sh., shtetase e Malit të Zi, e cila paraprakisht kishte sulmuar fizikisht një 39-vjeçar, banor i një fshati të Gostivarit, me të cilin më parë kishte qenë në lidhje.
Në sulm, sipas raportit, J.Sh. ka përdorë edhe një mjet perj qelqi. Ajo është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, pas së cilës do të përpilohet parashtresë përkatës. GS