Magjistralja Gostivar- Tetovë, vetura devijon rrugën

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 22 Dhjetor, 2022 12:35

Më datë 21.12.2022, në ora 12.54, në SPB -Tetovë është raportuar se në autostradën Gostivar-Tetovë, afër mbikalimit të Pirokut, vetura “Opel Meriva” me targa të Gostivarit, e drejtuar nga S.T. (57) nga Gostivari, ka dalë nga rruga dhe ka përplasur një gardh.

Në aksident shoferi ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm në Gostivar.

Inspektimi është kryer nga ekipi inspektues nga SPB Tetovë.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 22 Dhjetor, 2022 12:35