Luftoni lodhjen me gështenja

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 28 Tetor, 2022 21:12 Updated

Gështenjat janë kudo në tryezat tona këtë vjeshtë. Të pasura me fibra, acid folik dhe minerale, ato rriten në pemë dhe në vendin tonë janë më të pëlqyera gështenjat e Tropojës por edhe ato të zonës së Korçës dhe Pogradecit.

Gështenjat janë të shijshme dhe të gjithanshme në kuzhinë. Ato mund të përgatiten në shumë mënyra: të pjekura në zjarr, të ziera, të gatuara në furrë ose në mikrovalë, ose mund të bëhen pjesë e shumë pjatave me mish ose peshk.

Gështenjat, të gjitha vetitë e frutave të stinës

Të pasura me karbohidrate (dhe, rrjedhimisht, kalori), gjatë një vakti ato mund të zëvendësojnë një pjesë të makaronave ose bukës. Vlera e tyre energjetike i bën të shkëlqyera për të luftuar stresin dhe lodhjen dhe gjithashtu kundër ndikimit të muajve të dimrit, duke vepruar si një tonik natyral. Ky frut vjeshte përmban hekur dhe për këtë arsye është i dobishëm për ata që vuajnë nga anemia. Përveç kësaj, prania e acidit folik (ose vitaminës B9) i bën ato një ushqim të rekomanduar gjatë shtatzënisë për një zhvillim të shëndetshëm të fetusit.

Nuk duhet harruar as kontributin që japin për sa i përket fibrave: rekomandohet shumë, pra, për ata që vuajnë nga kapsllëku. Por kini kujdes me gatimin: nëse mbeten të papërpunuara, mund të bëhet e vështirë tretja e tyre ose shkaktimi i gastritit. Duke qenë pa gluten, gështenjat janë perfekte për ata që vuajnë nga celiakia. Nuk është rastësi që nga gështenjat del një miell i shkëlqyer për t’u përdorur në përgatitjen e pjatave të ndryshme të ëmbla dhe të shijshme.

Shumë përfitime, por edhe disa rekomandime: duke pasur parasysh marrjen e rëndësishme të kalorive, ato nuk rekomandohen për njerëzit me diabet, kolit apo obezitet. Në çdo rast, kushtojini vëmendje porcioneve: këshilla është të mos i kaloni 100 gram nëse i zieni ose 60 gram nëse i preferoni të pjekura.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 28 Tetor, 2022 21:12 Updated