Lokalet e Gostivarit po respektojnë orarin e ri

Pas vendimit të Qeverisë të sjellur dje që kafiteritë dhe restorantet të punojnë deri në orën 21.00 një ekip i portalit Gostivari Sot monitoroi lokalet e Gostivarit, për të verifikuar se sa po respketohet vendimi.
Në intervalin kohor nga ora 21:00 deri ora 21:30, u vizituan mbi 10 lokale brenda qytetit të Gostivarit. Përmes fotografive, vërehet që shumica e lokaleve kanë respektuar vendimin.
Ndryshe, gjatë qëndimit në terren u vërejtë mungesa e konsiderueshme e pranisë së njerëzve rrugëve të qytetit, për dallim nga ditët e mëhershme.
Sipas masave që i miratoi Qeveria e Maqedonisë së Veriut, objektet hotelerike prej sot do të punojnë deri në ora 21:00. Kjo vlen edhe për të gjitha kafenetë dhe restorantet që punojnë në pompat e benziës.
Përjashtim nga kjo masë janë objektet hotelerike në aeroportin e Shkupit dhe Ohrit, restoratet që shërbejnë mysafirët në hotele si dhe shitja e ushqimeve sipas mënyrë ‘to go’.
Krahas kësaj, prej sot në ora 21:00 fillon edhe ndalimi i grupimit prej më shumë se katër persona në hapësira publike.
Po ashtu rekomandohet që qytetarët pas orës 21:00 të mos lëvizin pa pasur nevojë dhe të mos grupohen nëpër shtëpi në festa familjare. Gostivari Sot