Skip to content
Gostivari Sot

Gostivari Sot

Primary Menu
  • Gostivari
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Kosovë
  • Ballkan
  • GLOBI
  • Opinione
  • Sport
  • Revista
  • Plus
  • Home
  • GLOBI
  • Lirohen qindra të burgosur në Mianmar

Lirohen qindra të burgosur në Mianmar

Qindra persona, që janë arrestuar për shkak të pjesëmarrjes në protesta, si pasojë e puçit ushtarak në Mianmar (Birmani), janë liruar më 24 mars nga burgu në Rangoon, kanë raportuar dëshmitarët dhe mediat lokale.

Ky shtet i Azisë Juglindore është përballur me protesta ditore prej puçit 1 shkurtit dhe arrestimit të lideres së rrëzuar nga pushteti Aung San Suu Kyi.

Mbështetësit e saj kanë thënë se akuzat kundër saj janë të rreme.

Disa autobusë të mbushur me të burgosur janë larguar nga burgu Insein në mëngjes, kanë thënë dëshmitarët.

Në mesin e tyre është thënë të ketë pasur edhe avokatë.

Autoritetet, në anën tjetër, ende nuk kanë bërë ndonjë njoftim zyrtar.

Liderët ushtarakë kanë thënë se zgjedhjet e nëntorit të vitit 2020, të fituara nga partia e Suu Kyisë, janë manipuluar.

Puçi ushtarak i shkurtit ka kthyer mbrapsht përpjekjet për t’u këndellur nga rregulli ushtarak për gati gjysmë shekulli.

Grupi aktivist Asociacioni për të Burgosurit Politikë ka thënë se të paktën 2,000 persona janë arrestuar në protestat kundër puçit.

Në këtë periudhë, 250 persona janë vrarë nga forcat e sigurisë.

Continue Reading

Previous: Izraeli mban zgjedhjet e katërta parlamentare brenda dy vjetësh
Next: Ortekut shkakton vdekjen e pesë personave në Pakistan

Të ngjashme

Vaksina_Astra-780x470 Policia gjen miliona vaksina të AstraZeneca në një depo farmaceutike në Romë

Policia gjen miliona vaksina të AstraZeneca në një depo farmaceutike në Romë

kore-601x400 Koreja e Veriut lëshon dy raketa balistike

Koreja e Veriut lëshon dy raketa balistike

orteku Ortekut shkakton vdekjen e pesë personave në Pakistan

Ortekut shkakton vdekjen e pesë personave në Pakistan


 

marketing@flaka.com.mk

info@gostivarisot.mk 

+389 70 70 90 80

++389 72 30 30 36

  • Për ne
  • Kontakt
  • Marketing
Copyright 2018 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by Gostivari Sot.