Limani po merr pjesë në “European week of regions and cities” në Bruksel

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 10 Tetor, 2022 16:47

Limani po merr pjesë në “European week of regions and cities” në Bruksel

Kryetari i Këshillit të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, me ftesë dhe në organizim të projektit “Fuqizimi i këshillave komunal”- të UNDP nga data 10-13 tetor, merr pjesë në “European week of regions and cities” në Bruksel.

Tema e këtij evenimenti është “New challenges for Europe’s cohesion” dhe në të njëjtën qytetet dhe rajonet do të shfaqin kapacitetin e tyre për t’u zhvilluar dhe për të krijuar vende pune, për të zbatuar politikën e kohezionit të Bashkimit Evropian si dhe për të dëshmuar rëndësinë e nivelit lokal dhe rajonal për qeverisjen e mirë evropiane.

Po ashtu do të shkëmbehen përvojat dhe praktikat e mira ndërmjet komunave dhe rajoneve të BE-së dhe shteteve kandidate.


Gostivari Sot
By Gostivari Sot 10 Tetor, 2022 16:47