Liga e dytë: Derbi Gostivari – Vardari në stadiumin e Reçicës së Madhe 

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 21 Tetor, 2022 17:14 Updated

Liga e dytë: Derbi Gostivari – Vardari në stadiumin e Reçicës së Madhe 

Të gjitha ndeshjet  zhvillohen të dielën në orën 14:00

Të dielën në program ndeshjet e javës së 9-të në Ligën  e dytë të futbollit vendor, ndërsa komisioni për delegim e referve  ka  publikuar edhe emrat e tyre  dhe ndeshjet ku ato do të ndajnë drejtësi. Kështu që janë caktuar gjyqtarët e javës së 9-të të Ligës së Dytë të Maqedonisë së Veriut në futboll. Ndeshja derbi i javës së 9-të  është Gostivari – Vardari që do të zhvillohet në stadiumin e Reçicës së madhe  të dielën në ora 14:00.

Arsimi është mysafir i Sasa-s,ndërsa Besa e pret Kozhufin dhe Voska Sport është nikoqire e Teteksit.

 Referët që do të ndajnë drejtësi në ndeshjet e së dielës

Boreci – Pelisteri, Dejan Mlladenovski (Shkup)
Karaorman – Detonit, Aleksandar Vasilevski (Shkup)
Pehçeva – Ohrid, Marjan Dejanoski (Kërçovë)
Sasa – Arsimi, Boby Veliçkov (Veles)
Besa – Kozhuf, Fatmir Bafto (Ohër)
Gostivari – Vardari, Done Ristovski (Gjevgjeli)
Voska Sport – Teteksi: Vlatko Ilioski (Prilep)
Slloga – Bellasica, Josip Barton (Shkup)

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 21 Tetor, 2022 17:14 Updated

11:34:32 am
Dje (23 nëntor) rreth orës 20:00 në rrugën “Dushko Popoviq”...
11:33:03 am
Mbrëmë (23 nëntor) rreth orës 19:10, në rrugën e “Ilindenit”...
11:32:03 am
Pjestarët e policisë të SPB Tetovë mbrëmë (24 nëntor) dhjetë...