Liderët botërorë me ngjyrë që ndryshuan historinë

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 24 Tetor, 2022 19:34

Liderët botërorë me ngjyrë që ndryshuan historinë

Këta janë disa nga liderët botërorë me ngjyrë më të rëndësishëm dhe arritjet e tyre më të mëdha.

Ka diçka për të mësuar nga secili prej këtyre agjentëve të fuqishëm të ndryshimit – më të rëndësishmet nga të cilat janë përpjekjet e tyre për ta bërë botën një vend më të mirë dhe për të mbajtur një qëndrim kundër padrejtësisë, pabarazisë, racizmit dhe mizorisë.

Këta udhëheqës kanë pasur gjithashtu një ndikim të rëndësishëm në formësimin e botës në të cilën ne jetojmë sot.

MARTIN LUTHER KING, JR.

Një nga udhëheqësit më të njohur të të drejtave civile, Martin Luther King, Jr. ishte një klerik dhe aktivist baptist që luftoi kundër pabarazisë racore. King ishte një ithtar i luftës ndaj dhunës dhe protestës paqësore. Ai ishte një nga themeluesit e Konferencës së Udhëheqjes së Krishterë Jugore (SCLC), e cila synon të arrijë barazinë racore në mënyrë paqësore. Ai hyri në histori si një hero dhe një nga liderët më me ndikim në botë.

ROSA PARKS

Rosa Parks ishte një aktiviste për të drejtat e njeriut në Alabama dhe sekretare e kapitullit Montgomery të Shoqatës Kombëtare për Përparimin e Njerëzve me Ngjyrë (NAACP). Parks njihet më së shumti për refuzimin e saj të famshëm kur një burrë i bardhë i kërkojë asaj të çohej nga vendi në një autobus në Alabama – në një kohë kur njerëzit me ngjyrë detyroheshin ta bënin këtë vazhdimisht pavarësisht se e kishin fituar lirinë me ligj, dhe ata detyroheshin gjithashtu të uleshin gjithnjë në fund të autobusëve. Veprimi i saj frymëzoi Bojkotin e Autobusëve të Montgomery-t. Ky bojkot solli vendimin e Gjykatës së Lartë se ndarja në autobusët publik ishte antikushtetuese.

BARACK OBAMA

Barack Obama ishte presidenti i 44-të i Shteteve të Bashkuara dhe presidenti i parë afrikano-amerikan. Ai shërbeu dy mandate dhe bëri disa arritje të rëndësishme. Obama punoi për të forcuar ekonominë gjatë një krize financiare globale, mbrojti reformën e kujdesit shëndetësor me miratimin e Aktit të Kujdesit të Përballueshëm dhe fitoi Çmimin Nobel për Paqe në vitin 2009 për përpjekjet e tij për të përmirësuar marrëdhëniet ndërkombëtare, vetëm për të përmendur disa.

Mahatma Ghandi

Mohandas Karamchand Gandi njihet gjerësisht si një nga udhëheqësit më të mëdhenj politikë dhe shpirtërorë të shekullit të njëzetë. I nderuar në Indi si babai i kombit, ai ishte pionier dhe praktikoi parimin e rezistencës ndaj tiranisë përmes mosbindjes civile masive jo-të-dhunshme.

Ndërsa drejtonte fushata mbarëkombëtare për të lehtësuar varfërinë, për të përhapur të drejtat e grave, për të ndërtuar harmoninë fetare dhe etnike dhe për të eliminuar padrejtësitë e sistemit të kastës, Gandhi zbatoi në mënyrë supreme parimet e mosbindjes civile jo të dhunshme, duke luajtur një rol kyç në çlirimin e Indisë nga dominimi i huaj. Ai u burgos shpesh për veprimet e tij, ndonjëherë me vite, por ai ia arriti qëllimit në vitin 1947, kur India fitoi pavarësinë e saj nga Britania.

Udhëheqësit botërorë të të drejtave civile – nga Martin Luther King, Jr. te Nelson Mandela – e kanë vlerësuar Gandin si një burim frymëzimi në përpjekjet e tyre për të arritur të drejta të barabarta për njerëzit e tyre.

NELSON MANDELA

Nelson Mandela është i njohur për disa gjëra, por ndoshta ai është më i njohur për udhëheqjen me sukses të rezistencës ndaj politikës së aparteidit të Afrikës së Jugut në shekullin e 20-të, gjatë së cilës ai u burgos në mënyrë famëkeqe në burgun e Robben Island (1964–82).

Ai fitoi çmimin Nobel për Paqe në vitin 1993, për shkak se udhëhoqi tranzicionin nga aparteidi në një demokraci shumë-racore.

Mandela njihet gjithashtu si presidenti i parë me ngjyrë i Afrikës së Jugut, i cili shërbeu nga viti 1994 deri në 1999.

Pas 27 vitesh burg, Nelson Mandela u lirua në vitin 1990 dhe negocioi me presidentin e shtetit F. W. de Klerk fundin e aparteidit në Afrikën e Jugut, duke sjellë paqe në një vend të ndarë për shkak të ndryshimeve dhe konflikteve racore dhe duke udhëhequr luftën për të drejtat e njeriut në mbarë botën. “Të gjithë njerëzit lindin të lirë dhe të barabartë në dinjitet dhe të drejta” ka thënë ai.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 24 Tetor, 2022 19:34

11:34:32 am
Dje (23 nëntor) rreth orës 20:00 në rrugën “Dushko Popoviq”...
11:33:03 am
Mbrëmë (23 nëntor) rreth orës 19:10, në rrugën e “Ilindenit”...
11:32:03 am
Pjestarët e policisë të SPB Tetovë mbrëmë (24 nëntor) dhjetë...