Lëvizja Besa – Gostivar, fushatën zgjedhore e nisi nga fshati Banjicë
Lëvizja Besa – Gostivar, fushatën zgjedhorepër zgjedhjet e 15 korrikut e filloi në fshatin Banjicë, përcjell FLAKA.
Kandidati për deputet nga radhët e Besës, Fadil Zendeli, bashkëbisedoi me banorët e Banjicës ku shfrytëzoi mundësinë për t’i dëgjuar hallet dhe problemet që përballen banorët.
Para banorëve u zotua se me qeverisjen e ardhshme do të realizohen shumë projekte në të mirën e shqiptarëve. Me qeverisjen e ardhshme dhe të re me Lëvizjen BESA në ekzekutiv, do të realizohen shumë projekte në të mirën e banorëve. FLAKA