Letra e Emetit: Faleminderit për mundin, lutjet e juaja do të jenë një ndihmesë e madhe për mua!

Driton Zenku
By Driton Zenku 24 Korrik, 2023 10:10

Letra e Emetit: Faleminderit për mundin, lutjet e juaja do të jenë një ndihmesë e madhe për mua!

Në redaksinë e Gostivari Sot arriti letra e një nëne të një vajze të vogël me emrin Dilara, letra nga një gura e re në moshë që përballet me një sëmundje të rëndë, letra faleminderuese e Emeti Karpuzi Shabani, e cila faleminderon të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që grumbulluan mbi 100 mijë euro për shërimin e saj ka kaluar një ditë.

Një letër e shkruar me lotë, mbushur me emocione dhe motiv për jetë:

Gostivari im, njerëz me shpirt më të bukur jeni ju familja ime e dytë vëllezër e motra të mia. Nuk e di si t’u falimenderohen për të giithë mundin tuaj. Unë Emeti Karpuzi Shabani me githë familijen time ju shpreh faleminderimet më të përzemërta. Shuma e duhur u mblodh për një kohë shumë të shkurtës. Tash i lutem Allahut që të gjej spitalin dhe mjekët e duhur për mjekimin tim. Shërimin e pres vetëm nga ana e Allahut. Dhe në qoftë se me ndihmën e Zotit shërohem, pjesa e ngelur e mjeteve do t’u dhurohet njerëzve të tjerë që kanë nevojë për ndihmë. Lutjet e juaja do të jenë një ndihmesë e madhe për mua. Ju lutem mos më harroni në lutjet e juaja. Sot, ndoshta jam e lodhur psiqikisht nga të gjithë mundimet që kisha këto tre muaj, vetëm për vajzën time Dilarën, dhe që akoma nuk jam duke ndjerë ndjenjën e një nëne. Por shpresa vdes e fundit, do të mundohem përsëri të jap maksimumin nga vetja ime vetëm për bijën, familjen time dhe për të gjithë ju që sot më jeni bërë të gjithë vëllezër e motra. Ju dua shumë, Allahu u dashtë shëndet, lumtri dhe jetë të gjatë. Amin.

E juaja, Emeli Karpuzi Shabani

Lexo edhe: Faleminderon prindi i Emetit: Zoti ua dhëntë të gjitha të mirat! 

Driton Zenku
By Driton Zenku 24 Korrik, 2023 10:10