Skip to content

GOSTIVARI SOT

Primary Menu
  • Aktuale
  • Gostivari
  • Shqipëri
  • Kosovë
  • Ballkan
  • GLOBI
  • Revista
  • Kuriozitete
  • Plus
  • Home
  • Maqedoni
  • Gostivari
  • Lëshohet në përdorim Xhamia në Gorjan

Lëshohet në përdorim Xhamia në Gorjan

Pas një pune dhe angazhimi të madh nga banorët, Muftinia e Gostivarit dhe Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë së Veriut u lëshua në përdorim xhamia e re në fshatin Gorjan të komunës së Vrapçishtit, e cila banorëve do tu mundëson që të realizojnë obligimet dhe nevojat e tyre fetare. Me rastin e inaugurimit të kësaj xhamie në fillim fjalë rasti mbajti Sulejman Mediu nga Këshilli Iniciativ që ka falemenderuar gjithë donatorët dhe njerëzit që e ndihmuan ndërtimin e Xhamisë.

Kryetari i Komunës së Vrapçishtit Isen Shabani, ka vlerësuar vendin që kanë xhamitë në jetën e besimtarëve dhe rolin e tyre në edukimin e brezave me dashurinë për Allahun dhe vlerat e fesë së Tij.

Ushtruesi i detyrës Reisul Ulema I BFI të RMV, hfz. Shaqir ef. Fetahu, fjalimin e tij para të pranishmëve e ka filluar me një ajet Kur’anor ku Allahu Fuqiplotë thotë: “E drejtë e përkujdesjes së xhamive të All-llahut është vetëm e atij që i ka besuar All-llahut dhe ditës së mbramë e që e falë namazin, jep zeqatin e nuk i frikësohet askujt pos All-llahut. Të tillët do të jenë të udhëzuarit (në rrugën e drejtë).”( Teube: 18). Më pas ka uruar besimtarët për këtë xhami të re dhe ka kërkuar që ajo të frekuentohet me përkushtim dhe dashuri për Zotin.

Të gëzuar për këtë objekt aq shumë të dëshiruar gorjanasit kanë mbushur faltoren e re islame si asnjëhere më parë. Ndryshe, fshati Gorjan ndodhet mbi fshatin Sanakos të komunës së Vrapçishtit.

Continue Reading

Previous: Janë përmbushur të gjitha pikat e marrëveshjes për deponinë “Rusino”
Next: Kolona të gjata makinash në aksin Ohër – Gostivar

Të ngjashme

10-5-1170x658 Shoqata “Bashkarisht Mundemi” bëhet me qendër moderne ditore

Shoqata “Bashkarisht Mundemi” bëhet me qendër moderne ditore

IMG-e208d29548df3cc2f449a1629218b538-V Qarkullonte me shpejtësi 182 km në orë, Policia e zbulon

Qarkullonte me shpejtësi 182 km në orë, Policia e zbulon

epa08740245 An ambulance carrying patient infected with COVID-19, arrives to the University Clinic for Infectious Diseases in Skopje, Republic of North Macedonia, 13 October 2020. The number of newly infected COVID-19 patients in North Macedonia has been on the rise in the past ten days.  EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI Gostivar, sot numër rekord të të shëruarve nga Covid 19

Gostivar, sot numër rekord të të shëruarve nga Covid 19


info@gostivarisot.mk 

+389 70 70 90 80

 

marketing@flaka.com.mk

++389 72 30 30 36

  • Për ne
  • Kontakt
Copyright 2018 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by Gostivari Sot.