Lëndohet duke prerë drunj, 27 vjeçari përfundon në Spital
Më 16 gusht rreth orës 13, në SPB – Tetovë është paraqitur një rast i një fatkeqsie në punë.
27 vjeçari M.G nga Makedonski Brod duke prerë drunjë në atar të fshatit Tanushë, është lënduar, pas çka është dërguar në Spitalin e përgjithshëm në Gostivar për ndihmë mjekësore.
Është kryer ekspertizë dhe punohet në zbardhjen e rastit.