Lagrohen shqiptarët nga K.F “Gostivari”, i pari trajneri i portjerëve Mersim Zendeli

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 8 Nëntor, 2022 22:26

Trajneri i portjerëve në K.F “Gostivari”, Mersim Zendeli, përmes rrjeteve socile sonte ka njoftuar se largohet nga pozita, gjegjësisht jep dorëheqjen e tij, përcjell FLAKA.

Dorëheqja e Zendelit vjen vetëm pak çaste pasi tifo-gurpi “Kastriotët”, kërkuan dorëheqjen e investitorit turk nga K.F “Gostivari”. Megjithatë, Zendeli në statusin e tij, sqaron se arsyeja është për çështje personale.

“Dua të njoftoj të gjithë dashamirët e futbollit Gostivaras se për arsye personale nga sot nuk jam pjesë e K.F Gostivarit! Dua të faleminderoj stafin teknik në krye me trajeririn Oktay Derelioğlu për besimin! K. F GOSTIVARI MË SHUMË SE NJË KLUB”, shkruan trajneri në dorëheqje, Mersim Zendeli.

Ndryshe, tifo-grupi “Kastriotët”, në reagimin e tyre sonte ku kërkonin largimin e investitrit turk, thonin se sot kanë pasur takim me të dhe përfaqësueit e Komunës së Gostivarit, por pasdite të gjitha pikat e dakorduara, investitori nuk i ka respektuar dhe ka vazhduar me, siç thuhet, të vjetrën. FLAKA

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 8 Nëntor, 2022 22:26