Kush po u hakmerret udhëheqësve shqiptar në burgun e Idrizovës?

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 18 Prill, 2023 20:54

Kush po u hakmerret udhëheqësve shqiptar në burgun e Idrizovës?

Para dy netëve shkrumbua vetura e komandantit të  Burgut të Idrizovës.

”I kom pengu krimit për atë edhe më është bërë ky dëm” – thotë Afrim Rexhepi.

E mbrëmë, sic njofton KlanM, u dogj edhe vetura e Zëvendësdrejtorit të burgut.

Metoda e djegies dhe koha e ngjashme.

E edhe koha kur të dy veturat janë djegur është e përafërt, e kjo si metodë për të dërguar mesazh se autorëve nuk iu bëhet vonë për policinë.
E Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, sic njofton KlanM, ka caktuar takim për sot me Afrim Rexhepin si dhe me Drejtorin e drejtorisë për zbatimin e sanksioneve.

”Unë mbrëmë sapo ka ndodhur rasti kam komunikuar direkt me Afrimin. Është person të cilin e njoh, është person me të cilin jam takuar edhe pasi kam ardhur në krye të Ministrisë. Gjatë ditës së nesërme, për arsye se institucionet nuk kanë punuar, ka qenë festë, nesër do të thirr edhe Afrimin në takim po ashtu edhe me Drejtorin për zbatimin e sanksioneve por edhe pjesëtarë nga Ministria e punëve të brendshme që ky rast të zbardhet dhe fajtori të marrë dënimin e merituar sepse ka ndodh në një lagje shumë të frekuentuar ku mund të ketë edhe xhirime edhe pamje nga kamerat e sigurisë dhe shtëpive përreth” – tha Lloga.

Sipas informatave që posedon televizioni Klan Maqedoni, ditë më parë është ndezur edhe vetura e një kryeshefi policor, por rasti nuk është paraqitur në polici. E të njëjtat burime thonë se ka kërcënime të evidentuara nga të burgosurit drejt nëpunësve policor në burgun e Idrizovës, transmeton KlanMacedonia

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 18 Prill, 2023 20:54