Kujtojmë dëshmorët e Tanushës
Ishte 29 Korriku i vitit 2001 që solli lajmin e zi nga bjeshkët e Korabit Shqiptar.
Sot mbushen 22 vjet nga rënia e Gjeneral Tahir Sinanit, Komandant i Brigadës 116-të të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe bashkëluftëtarëve të tij, Naser Ademit, Hisë Fazliut, Hyrë Eminit dhe Brahim Ademit, përcjell radiovala.com
Më 29 Korrik 2001, Brigada 116, me urdhër të Komandantit, Tahir Sinai bënte përgatitjet e fundit para fillimit të sulmit kundër forcave okupatore sllavo-maqedonase.
Po atë ditë, kur do t’i jepej armikut goditja vendimtare e shkatërruese në Tanushë të Gostivarit, ranë pesë Dëshmorët e Brigadës 116-të, Gjeneral Tahir Sinani, Naser Ademi, Hisë Fazliu, Hyrë Emini dhe Brahim Ademi.
29-të Korriku i vitit 2001, në faqet e historisë sonë më të re shënon një ndër ngjarjet më të rëndësishme pasi më 29 korrik bëhet ribashkimi i tokave shqiptare nëpërmjet gjakut të Dëshmorëve në Bjeshkët e Korabit. /Radio Vala