Skip to content

Gostivari Sot

Primary Menu
  • Gostivari
  • Maqedonia
  • Revista
  • Plus
    • Kuriozitete
    • Kronika e Zezë
  • FMG
    • FLAKA ALB
    • ФЛАКА МКД
    • FLAKA ANG
  • Home
  • Top Lajme
  • Kufijtë prej sot të hapura pa detyrim për test dhe karantinë

Kufijtë prej sot të hapura pa detyrim për test dhe karantinë

Prej sot plotësisht hapen të gjitha vendkalimet kufitare në shtet me çfarë shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të huajt do të mund pa pengesë të lëvizin pa detyrim për test PCR dhe karantinë shtetërore.

Vendimin e mori Qeveria të martën mbi bazë të rekomandimeve të Komisionit për Sëmundje Infektive, Qeveria në seancën e njëjtë mori vendim që më 1 korrik të hapen për qarkullim edhe Aeroporti Ndërkombëtar Shkup dhe ai “Sh. Apostol Pavle” në Ohër.

Mbetet detyrimi për respektimin e rekomandimeve për mbajtjen e pajisjes mbrojtëse personale, mbajte të distancës dhe dezinfektim të shpeshtë.

Sipas autoriteteve shëndetësore, hapja e kufijve nuk paraqet rrezik të dukshëm për rritjen e numrit të rasteve të reja sepse transmisioni lokal është rrezik më i madh. Vlerësimi është se hapja e kufijve me respektim të masave parandaluese (kontroll të vendosur në aeroportet dhe mënyra e anketimit të udhëtarëve për hyrje në shtet) e redukton në minimum rrezikun për rritjen e numrit të pacientëve të diagnostikuar.

Me vendimin për hapje të plotë të kufijve të vendit shtetasit e Maqedonisë së Veriut do të mund lirshëm të udhëtojnë jashtë kufijve pa detyrim për test negativ PCR për koronavirus dhe karantinë të detyruar 14 ditore gjatë kthimit në vend. Megjithatë, me përjashtim të Serbisë, Shqipërisë, Kosovës dhe Turqisë, ky detyrim mbetet për hyrje në disa vende në rajon dhe në vendet anëtare të BE-së. Për udhëtim në vendet anëtare të BE-së vlejnë udhëzimet  e lëshuara nga KE-ja për hapjen e kufijve nga 1 korriku të këtij viti. Këtë vendim anëtaret e Unionit këto ditë dihet sërish ta shqyrtojnë për shkak të rritjes së numrit të të sëmurëve me koranavirus në vendet në rajon.

Greqia, sipas paralajmërimeve të autoriteteve në Athinë, tani për tani mbetet në planin fillestar për hapjen e kufijve më 1 korrik, por edhe duke treguar se ky është një “plan që vazhdimisht po azhurnohet edhe në bashkëpunim me autoritete evropiane”.

Sllovenia dhe Kroacia, megjithatë, paralajmëruan mundësi për ashpërsimin e regjimit kufitar dhe sërish kthim të detyrimit për karantinë dyjavore për personat të cikët vijnë nga Serbia, BeH-ja, Mali i Zi, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe nga Kosova, duke pasur parasysh pasqyrën epidemiologjike në këto vende. Bullgaria, megjithatë, e vazhdon gjendjen e jashtëzakonshme në vend deri më 15 korrik për shkak të valës së re të të infektuarve me koronavirus.

Në prag të hapjes së kufijve, me kërkesë të Shtabit Koordinues Kryesor të Krizës, Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor mbrëmë mori vendim me të cilin anulohen të gjitha veprimet sipas vendimeve për periudhën prej 13 e deri më 25 qershor të këtij viti për personat nën mbikëqyrje shëndetësore dhe izolim shtëpiak dhe personat në karantinë shtetërore të cilët kanë hyrë në Republikën e Maqedonisë së Veriut me test negativ PCR të Kovid-19.

Continue Reading

Previous: Shpejtësia në internet: Maqedonia e vendin e 18-të në Botë
Next: Anulohen vendimet për vetizolim dhe karantinë të personave që janë kthyer në RMV

Të ngjashme

Policia_Fleser_1 Gostivar-Gradec vetura del nga rruga, lëndohen tre persona ndër të cilët edhe një i mitur

Gostivar-Gradec vetura del nga rruga, lëndohen tre persona ndër të cilët edhe një i mitur

Inspektor_Kafiteri-780x470-1-750x430 Inspektorati mbylli një restorant në Vërtok

Inspektorati mbylli një restorant në Vërtok

155347523_10224907315929085_5873209920943586919_n Sot fillon regjistrimi i mërgatës

Sot fillon regjistrimi i mërgatës


TË FUNDIT

Policia_Fleser_1 Gostivar-Gradec vetura del nga rruga, lëndohen tre persona ndër të cilët edhe një i mitur

Gostivar-Gradec vetura del nga rruga, lëndohen tre persona ndër të cilët edhe një i mitur

Inspektor_Kafiteri-780x470-1-750x430 Inspektorati mbylli një restorant në Vërtok

Inspektorati mbylli një restorant në Vërtok

155347523_10224907315929085_5873209920943586919_n Sot fillon regjistrimi i mërgatës

Sot fillon regjistrimi i mërgatës

155347523_10224907315929085_5873209920943586919_n Thirrje që mërgata të regjistrohet një për një

Thirrje që mërgata të regjistrohet një për një

covid 11 humbje jete, 305 të infektuar me Covid-19 dhe 167 të shëruar

11 humbje jete, 305 të infektuar me Covid-19 dhe 167 të shëruar

moti Parashikimi i motit

Parashikimi i motit

vakcina-korona-svet-1170x780-1-750x430 Janë regjistruar 721 raste të reja, 171 të shëruar dhe 7 të vdekur

Janë regjistruar 721 raste të reja, 171 të shëruar dhe 7 të vdekur

Ali-Ahmeti-27.02.2021 Konkluzionet nga mbledhja e kryesisë së BDI

Konkluzionet nga mbledhja e kryesisë së BDI

30-5-1024x576 Çajla dhe Forina bëhen me pushimore moderne

Çajla dhe Forina bëhen me pushimore moderne

90-1170x658 Komuna e Gostivarit nënshkruajti marrëveshjen kolektive me SPOGJSH

Komuna e Gostivarit nënshkruajti marrëveshjen kolektive me SPOGJSH

IMPRESIUM

info@gostivarisot.mk

072 30 30 36

070 70 90 80  

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • FLAKA AL
  • MK
  • ANG
Copyright 2018 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | Gostivari Sot by FLAKA.