Kryetari i degës së BDI në Gostivar, Valdet Xhaferi takoi kryetarët e Këshillave Vendore
Kryetari i degës së BDI në Valdet Xhaferi realizoi takim e radhës me Kryetarët e Këshillave Vendor, për punët, proceset dhe objektivat që kjo parti i ka vendosur si prioritete në periudhën në vazhdim.

Ditë më herët, në mbledhjen e Kryesisë së Degës, pas një debati të hapur e konstruktiv, unanimisht miratuam Raportin njëvjeçar të punës së Degës së BDI-së në Gostivar.
“Po ashtu, u diskutua edhe mbi elaboratet për funksionimin e departamenteve që funksionojnë në suaza të degës Tek pika Të ndryshme, diskutuam për më tepër çështje dhe sollëm vendime të dobishme dhe me unamimitet të plotë në funksion të mirëorganizimit dhe funksionimit të organizatës sonë politike. Është hera e parë që dega e BDI në Gostivar, përpilon dhe miraton raport pune për funksionimin e degës dhe elaborate të departamenteve, në funksion të përgjegjësisë dhe transparencës përpara votuesit, aktivit politik dhe organeve partiake. Të njëjtat do të jenë publike për opinionin e gjerë. Ishin zotimet tona që sot po materializohen”, njofuan nga kjo parti. Gostivari Sot
