Kryesia e degës së BDI në Gostivar takim me drejtuesit e Këshillave Vendore
Kanë vijuar aktivitetet e degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar. Kësaj radhe, kryesia e degës ka zhvilluar takim me drejtuesit e Këshillave Vendore të kësaj partie.
“Me këtë rast, kryetari Valdet Xhaferi ka njoftuar drejtuesit e Këshillave Vendore me zhvillimet e fundit politike, ndërsa theks i veçant është vendosur në riorganizimin e Forumit Rinor, për çka, drejtuesit e Këshillave Vendore kanë marrë për sipër intesifikimin e aktiviteteve në vendbanimet ku veprojnë për anëtarësime të reja dhe strukturim sa më të ngjeshur të radhëve të Forumit Rinor”, njoftuan nga dega e Gostivarit.


Gjatë mbledhjes u diskutuan edhe çështje të tjera që lidhen me bashkëveprimin sa më korrekt mes Degës dhe Këshillave Vendore.
“Kryetari Xhaferi, në mbledhje me drejtuesit e Këshillave Vendore ishte i shoqëruar nga nënkryetarët Arta Bilalli – Zendeli, Nexhati Jakupi dhe Veton Sadiku, si dhe sekretari i degës Fidan Jusufi, sekretari organizativ Visar Muça dhe sekretari për financa Sherif Miftari”, përfundon njoftimi nga dega e BDI – Gostivar. Gostivari Sot

