Krijuan “tollovi”, arrestohen nga Policia e Gostivarit
Dje (30-tetor) në ora 17:50 në rrugën “Borçe Jovanovski” në Gostivar, pjestarët e policisë të SPB Tetovë kanë ndaluar 55-vjeçarin M.H. nga Gostivari dhe 26-vjeçarja M.T. nga Peçkova e Gostivarit, të cilët paraprakisht kanë prishur rendin dhe qetësinë publike sjellje të pahijshme.
Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar dhe për personat e përfshirë do të përgatiten parashtresa në bazë të Ligjit për veprat kundër rendit dhe qetësisë publike.