Korridori 8, zëvendëskryeministri Grubi shpalos informacione të panjohura për publikun!
Zëvendëskryeministri Artan Grubi në Klan Debat me Xhumadije Ibrahimin u shpreh se Korridori 8 si projekti më i madh në historinë e vendit, është mbajtur në sirtar për 30 vite. Këtë e kanë bërë, sipas tij, për arsye politike, pasi i njejti është parë si projekt konkurrent me Korridorin 10.
“Deri tek nënshkrimi i kontratës më 8 Mars të këtij viti me konzorciumin Behtel dhe Enka, u dëshmua që me guxim ky kabinet qeverisës ia arriti që bllokadën 31 vjeçare ta largojë dhe ato synime të errëta që dikush ndër vite mund t’i ketë pasur, t’i rrëzojë e mohojë e ta sjellë tashmë para aktit të kryer”, deklaroi Grubi.
“Me kallshnikov të zbrazët” – Grubi: VMRO-DPMNE nuk mund ta imagjinojë se ka shqiptarë të suksesshëm
Autostradën nuk do ta shfrytëzojnë vetëm shqiptarët, por të gjithë. Kështu thotë në Klan Debat zëvendëskryeministri Grubi, i cili kritikoi fjalorin politik të opozitës maqedonase, që sipas tij, është antishqiptar.
“Nuk mund ta imagjinojnë në kokën e tyre se në vitin 2023 mund të ketë një shqiptar të suksesshëm që mund t’i prijë Kuvendit, apo Ministrisë së Financave, Ministrisë së Jashtme, ose më herët të Mbrojtjes apo MPB-së”, tha Grubi.
Korridori 8 dhe 10d | Grubi: Të gjithë skeptikët janë zgjuar nga ëndrra dhe e shohin se është realitet
Prjekti i Korridorit 8 dhe 10 D është më i madhi në historinë e Maqedonisë dhe prandaj po ngjallet reagim në opinon, media dhe tek partitë politike. Kështu mendon Artan Grubi, Zëvendëskryeministër në Qeverinë e Maqedonisë, i cili i ftuar në Klan Debat ka folur për rëndësinë e këtij projekti.
“Mendoj se ndoshta tani është kuptuar nga opinioni që ky projekt do të realizohet dhe të gjithë skeptikët që kishin menduar se ky prpjekt nuk do të vijë në këtë ditë, tahmë janë zgjuar nga gjumi dhe e shohin se është realitet dhe që kontrata është nënshkruar dhe asgjë më nuk mund ta ndalë”, deklaroi Grubi.
Grubi: Elitat politike të vendit nxisin qytetarët drejt mohimit të të drejtave të shqiptarëve
Investimet në Korridorin 8 duke përfshirë disa degëzime, hekurudhën, shpronësimet, mund të tejkalojnë shumën prej 3 miliardë eurove. Kështu thotë në Klan Debat, Zëvendëskryeministri Artan Grubi, i cili sqaroi se vetëm projekti i Korridorit 8 do të kushtojë 1.3 miliardë euro.
Grubi shprehu shqetësimin se elitat politike maqedonase po nxisin qytetarët kundër këtij projekti duke e rikthyer, sipas tij, shtetin në një kohë kur mohoheshin të drejtat e komuniteteve.
“Nuk e besojnë që mund të ketë një kabinet qeverisës që mund të bëjë investime të përmasave të tilla edhe në pjesën veri-perëndimore të vendit”, tha mes tjerash Grubi në klan Debat.
Grubi: Ndërtimi i korridorit 8 ka rëndësi të madhe gjeostrategjike për NATO-n
Korridori 8 është i një rëndësie të veçant gjeo-strategjike për NATO-n. Kështu vlerësoi sonte zv.kryeministri Artan Grubi, i cili mes tjerash, theksoi se mungesa e infrastrukturës është konstatuar edhe në stërvitjen e paradokohe të NATO-së në Durrës.
“Tani jemi në mes të konfliktit të ukrainës dhe e shohim se sa jetik dhe i domosdosshëm është ndërtimi i Korridorit 8, i cili lidh brigjet e Italisë me brigjet e Ukrainës përmes Detit të Zi”, tha Grubi.
A ka elemente antishqiptare në fushatën kundër Korridorit 8?
Reagim histerik dhe për interesa të politikës ditore, e cilëson zëvendëskryeministri Grubi fushatën e opozitës maqedonase kundër projektit Korridori 8 dhe atij 10 D. Kjo sepse sipas Grubit, realizimi i këtij projekti do të ndikojë në rritjen ekonomike të vendit dhe për pasojë edhe tek rritjen e besueshmërisë së qeverisë tek qytetarët.
Përveç elementeve antishqiptare, në fushatën e opozitës, sipas Grubit, ka elemente anti-NATO, antiamerikane, antizhvillim e të ngjashme.
“Kjo rezistencë ka të bëjë vetëm me propagandë për politikë ditore nga ana e opozitës dhe të tjerëve që nxisin rikthimin e këtij moratoriumi mbi 30 vjeçar për ndërtimin e Korridorit 8”, tha mes tjerash Artan Grubi.