Konkurs për dhënien e bursave për nxënës për vitin shkollor 2022-2023

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 28 Tetor, 2022 12:03

Konkurs për dhënien e bursave për nxënës për vitin shkollor 2022-2023

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se sot janë shpallur konkurset për ndarjen e bursave të shkollave të mesme për vitin shkollor 2022-2023 të cilat mund ti shikoni në linkun e mëposhtëm. Në secilin nga konkurset përcaktohen kushtet, kriteret, dokumentet e nevojshme dhe afatet e aplikimit për të ushtruar të drejtën e përdorimit të bursës përkatëse.

Procedura e aplikimit për bursë është e digjitalizuar përmes portalit http://e- uslugi.mon.gov.mk , gjë që lehtëson dukshëm mënyrën e ushtrimit të së drejtës.

Nxënësit që nuk kanë mundësi të aplikojnë në mënyrë elektronike, plotësojnë një aplikim në letër (fletë regjistrimi) dhe dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm pas konkursit përkatës në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (drejtpërdrejt ose me postë -rekomandohet posta me faturë kthyese në adresë. Blv. “Shën Kirili dhe Metodi” nr.
54, 1000 Shkup me referencë të saktë). Aplikimi zgjat deri më 13 nëntor 2022.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ofron mbështetje për aplikantët përmes Sektorit për standard të nxënësve dhe studentëve. Kontaktet personale të të gjithë punonjësve, përfshirë punonjësit e këtij sektori, janë të listuara në linkun e mëposhtëm.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 28 Tetor, 2022 12:03

11:34:32 am
Dje (23 nëntor) rreth orës 20:00 në rrugën “Dushko Popoviq”...
11:33:03 am
Mbrëmë (23 nëntor) rreth orës 19:10, në rrugën e “Ilindenit”...
11:32:03 am
Pjestarët e policisë të SPB Tetovë mbrëmë (24 nëntor) dhjetë...