Kongresi i ASH-së pritet të konfirmon Arben Taravarin për lider partie!

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 24 Dhjetor, 2022 12:07

Në Qendrën për Kulturë në Tetovë, ka nisur Kongresi i 3-të i jashtëzakonshëm i Aleancës për Shqiptarët. Në Kongresin e 3-të të jashtëzakonshëm të Aleancës për Shqiptarët do të zgjidhet sot kryetari i kësaj partie. I vetmi kandidat është ushtruesi i detyrës së kryetarit aktual, Arben Taravari.

Në këtë kongres janë ftuar të marrin pjesë përfaqësues nga subjekte të ndryshme politike në vend.

Faton Ahmeti Sekretar I Përgjitshëm i BDI-së dhe Artan Ziberi deputet, janë përfaqësues në kongresin e ASH -së që po zhvillohet sot në Pallatin e Kulturës në Tetovë.

Hisni Ismaili deputet dhe nënkryetar i Kuvendit është përfaqësues i partisë Alternativa në Kongresin e tretë të ASH-së.

Nga rradhët e Lëvizjes Besa prezente janë dy përfaqësuesit e lartë të këtij subjekti Blerim Sejdiu dhe Fatmir Limani.

Kongresi i ASh-së mbahet pas dorëheqjes së ish-kryetarit të partisë Ziadin Sela, i cili ishte kryetari i vetëm i partisë që nga formimi në vitin 2018-të.

Gjashtë muaj më parë, kryetari i atëhershëm i ASh-së, Ziadin Sela dha dorëheqje të parevokueshme nga pozita e kryetarit të partisë për shkak të rezultateve të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Këshillin në Komunën e Tetovës.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 24 Dhjetor, 2022 12:07