Konflikt në Spitalin e Tetovës
Policët e SPB Tetovë dje (8 nëntor) rreth orës 18:00 e 10 minuta, kanë privuar nga liria 33-vjeçarin A.K. nga Kopaçindolli i Tetovës.
Pak para kësaj ai është denoncuar nga 58-vjeçari SH.Q. nga Reçica e Madhe e Tetovës, se në Repartin e Kirurgjisë në Spitalin Klinik të Tetovës, ku ishte i punësuar, e ka sulmuar fizikisht duke përdorur sende të mprehta.
Policia njoftoi qe personi me inicialet A.K. është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse. Gostivari Sot