Konfiskohet kjo veturë

Sot (12-shkurt)rreth orës 15 në autostradën Tetovë-Gostivar Pjestarët e policisë të SPB Tetovë, përkohësisht kanë konfiskuar veturën ,,Porshe” me targa të Tetovës pronë e 31 vjeçarit nga Xhepçishti i Tetovës, e cila ka qenë me regjistrim të skaduar mbi 6 muaj.
Që nga hyrja në fuqi e ndryshimeve të Ligjit për sigurin në Trafikun rrugorë, deri më tani janë konfiskuar rreth 30 vetura të paregjistruara mbi 6 muaj.