Konfiskohen rreth dy tonë drogë, aksione policore në dy qytete!

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 14 Prill, 2023 20:30 Updated

Konfiskohen rreth dy tonë drogë, aksione policore në dy qytete!

Policia ka kryer dy aksione policore në Kavadar dhe Manastir, ku është konfiskuar sasi e madhe e drogës. Nga njoftimet e para flitet se bëhet fjalë për konfiskim të dy tonë marihuanë nga dy fabrika për prodhimin e kanabisit për qëllime mjekësore.

Sipas policisë, fabrikat kanë kultivuar kanabis në kundërshtim me ligjin me qëllim që të shitet si drogë më pas.

Në Kavadar është konfiskuar marihuanë e paparaqitur prej 1.5 tonë, ndërsa në Manastir janë konfiskuar 300 kilogramë marihuanë.

Aksioni është zhvulluar me urdhër nga gjykata dhe janë parashtruar dy kallëzime penale kundër pronarëve. Nga MPB-ja konfirmojnë se operacionet policore janë në duke vazhduar, por detaje paralajmërojnë pas përfundimit të tyre.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 14 Prill, 2023 20:30 Updated