Konferencë shkencore ndërkombëtare kushtuar akademikut Luan Starova

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 8 Nëntor, 2023 22:01

Konferencë shkencore ndërkombëtare kushtuar akademikut Luan Starova

Në sallën e takimeve të Fakultetit Filozofik në Shkup u organizua konferencë shkencore ndërkombëtare kushtuar punës së shkrimtarit dhe akademikut, tashmë të ndjerë, Luan Starova. Konferenca u organizua nga katedra e gjuhës dhe letërsisë shqipe, në fakultetin e filologjisë në Shkup.

“Për organizimin e konferencës kushtuar jetës dhe veprës së Luan Starovës, ishte iniciativë e katedrës së gjuhës dhe letërsisë shqiptare. Në kuadër të fakultetit të filologjisë “Bllazhe Konevski” në Shkup dhe thuajse ne vetëm se e bëmë traditë që nga viti i kaluar kur shënuam edhe 50 vjetorin e themelimit të katedrës. Vitin e kaluar mbajtëm një konferencë shumë të rëndësishme kushtuar gjuhës, drejtshkrimit domethënë sepse lidhej edhe me drejtshkrimin 50-të vjetorin e drejtshkrimit të gjuhës shqipe. Sivjet vendosëm që t’ja kushtijmë pjesës së letërsisë, kuptohet veprës së Luan Starovës. Luan Starova është një romansier i shquar, eseist, poet, diplomat dhe katedra njëzëri e miratoi këtë propozim për organizimin e kësaj konference.”- deklaroi Ismet Osmani, përgjegjës i Katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 8 Nëntor, 2023 22:01