Konferenca “Fuqizimi i Këshillave Komunal”, Limani tregon detalet
Kryesuesi i këshillit të komunës së Gostivarit, Valbon Limani ka marrë pjesë në konferencën tradicionale vjetore që organizohet në kuadër të projektit “Fuqizimi i Këshillave Komunal – faza e dytë”, njofton Gostivari Sot
“Në këtë konferencë kishim mundësinë të diskutojmë në disa tema që kanë rëndësi thelbësore për përmirësimin e funksionimit të këshillave në njësitë e vetëqeverisjes lokale, veçanërisht duke pasur parasysh sfidat me të cilat po përballen komunat si pasojë e krizës aktuale”, bëri me dije Limani.
Gjatë konferencës u prezantuan gjetjet e Raportit të analizës për financimin e njësive të vetëqeverisjes lokale dhe vlerësimi i ndikimeve të krizës në Ukrainë mbi komunat e Maqedonisë së Veriut.
“Patëm mundësinë të shohin dhe të diskutojnë për rezultatet e hulumtimit për kënaqësinë e qytetarëve nga vetëqeverisja lokale për vitin 2022”, përfundon Limani. Gostivari Sot