Komuna e Gostivarit nënshkruan Kartën për miqësi me Ulqinin

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 23 Dhjetor, 2022 14:25

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari sot priti në takim kryetarin e Komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari dhe ambasadoren e Malit të Zi në Maqedoninë e Veriut, ekselencën e saj, Maria Petroviç.

Në takim dy kryetarët nënshkruan Kartën për miqësi dhe bashkëpunim ndërmjet Gostivarit dhe Ulqinit.

Qllimi i Kartës është arritja e interesave të përbashkëta dhe promovimi i përbashkët në të gjitha fushat, si dhe zhvillimi dhe përmirësimi i marrëdhënieve të përbashkëta miqësore.

Karta përfshinë bashkëpunim në fushën e sipërmarrësisë dhe zhvillimit të ekonomisë, përmirësim të turizmit nëpërmjet bashkëpunimit, bashkëpunim në fushën e kulturës, në arsim dhe në sport.

Ndryshe, ky bashkëpunim me Ulqinin është i veçantë u arrit sot, më 23 dhjetor, kur Komuna e Gostivarit shënon Ditën e Komunës.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 23 Dhjetor, 2022 14:25