Komuna e Gostivarit miratoi Planin aksional për personat me nevoja të veçanta

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 20 Janar, 2023 16:40

<strong>Komuna e Gostivarit miratoi Planin aksional për personat me nevoja të veçanta</strong>

T&S

Pas 10 viteve, Komuna e Gostivarit ka rikthyer Planin aksional për personat me nevoja të veçanta në Gostivar.

Plani aksional për personat me nevoja të veçanta parasheh 4 fusha duke nisur nga ndërgjegjësimi i popullatës e deri te mënjanimi i barrierave fizike për personat me nevoja të veçanta.

 Koordinatori i këtij plani, Afrim Iljazi u shpreh se ky plan, dukshëm do të përmirësojë jetën e personave me nevoja të veçanta për arsye se i njëjti është i realizueshëm për zbatim. 

Plani aksional parasheh dy vite zbatim të projektit, ndërsa për këtë Propozim votuan të këshilltarët pranë Komunës së Gostivarit nga të gjitha partitë politike.

Paraprakisht këshilltarët votuan edhe Propozim Vendim për Ndihmë financiare prej 10 mijë denarëve çdo muaj për familjet që do të vendosin të bëhen familje kujdestare në Gostivar, para që i siguron komuna e Gostivarit.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 20 Janar, 2023 16:40

03
Jan
Punonjësit policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar,...
03
Jan
Pjestarët e policisë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme-Gostivar,...