Komuna e Gostivarit me Qendër për diasporë

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 18 Nëntor, 2022 20:47

Komuna e Gostivarit me Qendër për diasporë

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari sot me ministrin për Diasporë, Xhemal Çupi nënshkruan marrëveshje për hapjen e një Zyre për bashkëpunim me diasporën që do të quhet “Qendra për diasporë”.

Këto zyra janë të paramenduara që të kenë rol ndërmjetësues dhe do shërbenin si qendra ku diasporës sonë do t’i jepet qasje në informatat e nevojshme dhe udhëzime shtesë bazuar në të drejtat e tyre për procedurat e duhura pranë institucioneve kompetente.

Kompetencat e zyrës janë të:

-Të informojë diasporën për të gjitha të drejtat dhe detyrimet e tyre gjatë qëndrimit në shtetin amë;
-Të kontribuojë në krijimin e një baze të të dhënave për të gjitha shoqatat aktive në diasporë, duke vënë theksin në diasporën ekonomike dhe shkencore;

-Të iniciojë bashkëpunimin e organizatave vendore me organizatat në diasporë për projekte të përbashkëta;

-Të shpërndajë shpalljen e konkursit të kabinetit të Ministrit të angazhuar për diasporë për mbështetje financiare të shoqatave nga diaspora vendore;

-Të ndihmojë në krijimin e bazës së të dhënave për diasporën e biznesit, si parakusht për zhvillimin e bashkëpunimit me komunitetin e biznesit në RMV, përkatësisht thithjen e investitorëve të huaj;

-Të informojë diasporën gjatë qëndrimit në shtetin amë për mundësitë që i ofron Qeveria në mbështetjen financiare shtesë për investime të huaja dhe vendase dhe ti orientojë investitorët potencial në sistemin me një ndalesë “OneStopShop”;

-Të informojë dhe ndihmojë në njohjen e mundësive për realizimin e projekteve me partneritet publiko-privat me diasporën për investime lokale dhe rajonale;

-Të inkurajojë “turizmi i diasporës” përmes aktiviteteve promovuese në turizëm;

-Të informojë, gjegjësisht, të promovojë mësimin e gjuhës amtare për fëmijët në diasporë, si parakusht për ruajtjen e identitetit kulturor e gjuhësor;

-Të mbajë evidencë për numrin e studentëve të diplomuar nga diaspora lokale.

Komuna e Gostivarit gjatë pesë viteve të kaluara vazhdimisht ka hapur Zyrë për bashkëatdhetarët gjatë periudhës verore dhe dimërore kur ata ndodhen në vendlindje.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 18 Nëntor, 2022 20:47

11:34:32 am
Dje (23 nëntor) rreth orës 20:00 në rrugën “Dushko Popoviq”...
11:33:03 am
Mbrëmë (23 nëntor) rreth orës 19:10, në rrugën e “Ilindenit”...
11:32:03 am
Pjestarët e policisë të SPB Tetovë mbrëmë (24 nëntor) dhjetë...