Komuna e Gostivarit ka shënuar Ditën e saj, 23 Dhejtorin. Ndahen mirënjohje për personalitete të ndryshme

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 23 Dhjetor, 2022 14:28

Komuna e Gostivarit ka shënuar Ditën e saj, 23 Dhejtorin. Ndahen mirënjohje për personalitete të ndryshme

Komuna e Gostivarit ka shënuar Ditën e saj, 23 Dhejtorin. Ceremonia filloi me një video -përshkrim të investimeve të realizuara, të cilat janë, siç u tha, shumë në numër edhe pse 2022 ishte vit i krizës energjetike. Të pranishmive u ka dëshiruar mirëseardhe kryetari Arben Taravari. Ai me këtë rast ka falenderuar bashkëpunëtorët dhe çdo gostivaras për kontributin e dhënë.

Këtë vit Qytetar nderi i Komunës së Gostivarit u shpall Enver Zenku, i cili ka qenë kryetar i parë i Komunës së Gostivarit pas pluralizmit.

Titulli ”Qytetar Nderi”, është titulli më i lartë që u jepet personaliteteve të larta politike, shoqërore, shkencëtarëve, artistëve, sportistëve të huajve etj, në shenjë respekti, miqësie apo mirënjohjeje për kontribute të rëndësishme e të veçanta në fusha të ndryshme në të mirë të qytetarëve. Po ashtu, ky titull u jepet personaliteteve të ndryshme, të cilat në kohët më të vështira ndihmuan rrugëtimin e popullit të qytetit të Gostivarit. Titulli përbëhet nga një “Çelës”, i cili simbolizon çelësin e qytetit si dhe një çertifikatë solemne, me mbishkrimin “Qytetar Nderi i Komunës së Gostivarit”.

Me mirënjohje u dekoruan personalitete të ndryshme gostivarase për arritje vendore dhe ndërkombëtare: Dr.Prof. Fadil Hoxhai i cili në vitin 2013 është zgjedhur akademik i vitit në Maqedoninë e Veriut nga ana e Ministrisë së Arsimit të Republikës së Maqedonisë. Prej vitit 2014 ushtron funksionin rektor i Universitetit Ndërkombëtar Vizion; kamiponi i botës, balerini Andi Ismaili për arritje ndërkombëtare në art; hendbollisti Daniell Gjorgjeski për arritje në sport; Liza Abdija në aktrim e cila është fituese e çmimit aktorja më e mirë në Festivalin “Loja pa maska” dhe Metin Memed, i cili është autor i librit “Botëra të veçanta” ku trajton jetën e personave të veçanta, kategori të cilës i takon edhe vetë autori.

“Të gjitha arritjet në jetën profesionale, përveç se janë një e arritur personale që na ngrit neve si individ, çdo e arritur krenon edhe vendin nga ne vijmë, andaj ne si Komunë jemi çdo herë ndjekës të arritjeve në sferën profesionale dhe krenohemi për çdo sukses të qytetarëve të Komunës së Gostivarit. Edhe këtë vitë kemi nderin që të nderojmë për arritjet e tyre disa qytetarë gostivaras”, deklaroi kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 23 Dhjetor, 2022 14:28