Komedia e Xhevdet Jasharit, Visar Etemit dhe Eldin Shirokit, mirëpritet nga publiku gostivaras

Driton Zenku
By Driton Zenku 12 Nëntor, 2022 20:55 Updated

Komedia më e re nga aktorët Xhevdet Jashari, Visar Etemi dhe Eldin Shiroki u shfaq të shtunën në mbrëmje në Qendrën për Kulturë në Gostivar.

Ishin qindra dashamirë të artit skenik dhe komedisë që mbushën të gjitha karriget e sallës së madhe të Qendrës për Kulturë, dhe që ishin mbledhur për të shfaqur një komedi fantastike që në skenë mundën ta sjellin vetëm treshi i aktorëve Xhevdet Jashari, Visar Etemi dhe Eldin Shiroki.

Komedia që mbajti aktiv me duartrokithe gjatë githë kohës publikun e pranishëm në sallë, trajtonte një temë aktuale siç është prania e bastoreve sportive. Xhevdeti, Visari dhe Eldini kishin luajtur lojën e njejtë por me prognoza të ndryshme, dhe siç zhvillohej ndeshja në ekran ashtu edhe ndryshonte disponimi mes tyre. Progronza e Visarit doli e saktë, por kjo nuk ishte porosia e shfaqjes.

Porosia ishte braktisja e lojërave të fatit dhe kthimi në jetën normale duke i dhënë vetës obligim punën dhe kujdesin mbi familjen. Fati i rolit që luante aktori ishte moment që spikati shfaqen.

Me paratë që i kishte marrë për të blerë barnat e prindërit kishte shkuar në bastore dhe kishte humbisur të gjithat, duke u kthyet në shtëpi pa para dhe pa barnat që çuan deri tek vdekja e babait të tij.

Suzana ishte gruaja më e përfolur e shfaqes. Ishte gruaja e njërit nga tre personazhet e shfaqes por që po e tradhëtonte atë me njërin nga dy të tjerët.

Për të mos zbardhur përmbajtne e shfaqes më tepër dhe për të lënë publikun që të shkon në salla për ta ndjekur të njejtën, theksojmë duartroktijtet frenetike të publikut që shoqëruan fundin e shfaqjes dhe përshëndetjen e aktorëve me publikun. Gostivari Sot

Driton Zenku
By Driton Zenku 12 Nëntor, 2022 20:55 Updated