Këshilltarët e ASH nuk do ta votojnë propozim – vendimin për emërimin e antarëve të KD të ndërmarrjes Rusino – Pollog

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 21 Shtator, 2020 15:19

Edhe unë nuk dua që deponia rajonale “Rusino” të jetë në Gostivar. Por ajo egziston si fakt i pamohueshëm dhe ne duhet të kërkojmë opsion tjetër. Kjo është përgjiga e kryetarit të komunës së Gostivarit, Arben Taravari i pyetur për të komentuar deklaratën e ministit të Ambientit jetësor dhe planifikimt hapsinor, Naser Nuredini i cili ditë më parë deklaroi se deponia rajonale “Rusino” është e vetmja deponi ku komunat e Pollogut, do vijojnë ti hudhin mbeturinat edhe për dhjetë vitet e ardhëshme. Taravari thotë se afati i rehabilitimit dhe standardizimit të deponisë “Rusino” duhet të bëhet brenda dy viteve dhe jo të zgjatet në pafundësi.

Në lidhje me kërkesat e iniciativës qytetare “Stop Rusino – Ajër i pastër për Gostivarin” që Komuna e Gostivarit, respektivisht këshilltarët komunal të mos e votojnë themelimin, gjegjësisht emërimin e antëtarit të ndërmarrjes Rusino – Pollog, Taravari thotë se këshilltarët e ASH – së do ti përkrahin kërkesat e iniciativës qytetare “Stop Rusino – Ajër i pastër për Gostivarin”, por ai nuk mund të vendos për vendimin e këshilltarëve të partive të tjera.

Taravari mendon se vendimi i iniciativës qytetare “Stop Rusino – Ajër i pastër për Gostivarin” për të ndaluar edhe kamionët e NP “Komunalec” ti deponojnë mbeturinat e Gostivarit në Rusino është vendim i gabuar, pasi paraprakisht komuna e Gostivarit plotësoi të gjitha kërkesat e eko – aktivistëve të cilat ishin edhe kusht i tyre për zhbllokimin e deponisë për Gostivarin.

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 21 Shtator, 2020 15:19