Këshilli i Gostivarit e nisi seancën me 1 minutë heshtje për viktimat nga CoVid 19

Këshilli i Komunës së Gostivarit ka filluar seancën e sotme, të 30-tën me radhë, me një minutë heshtje për viktimat të cilat humbën jetën nga Covid 19 në Gostivar me rrethinë.
“Para se të fillojmë me rendin e ditës të seancës së sotme, më lejoni të kërkojë një minutë heshtje për viktimat nga Covid 19. Qytetati i Gostivarit në fillim të pandemisë qendronte i mbrojtu, por sot për fat të keq, në tre muaj e fundit kemi rritje të numrit të të infektuarve dhe vitktimave”, tha Besim Memedi, kryesues i Këshillit komunal të Gostivarit
Nndryshe, nga fillimi i pandemisë në Gostivar me rrethinë numri i viktimave nga Covdi 19 ka shkuar mbi 100 persona. Globi Tv