Kërrcënoi 39 vjeçarin, arrestohet banori i Gostivarit

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 4 Maj, 2023 09:43

Policia ka privuar nga liria 60-vjeçarin S.Z. nga Gostivari, i cili paraprakisht ishte denoncuar nga 39-vjeçari B.I. nga Çegrani i Gostivarit se rreth orës 16:45 para një objekti komercial në rrugën “Ilindenska” në Gostivar është sjellë në mënyrë agresive ndaj tij dhe e ka kërrcënuar , për shkak të keqkuptimeve të caktuara lidhur me një rast gjyqësor.

Personi është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit S.Z. do t’i përgatitet një parashtresë adekuate. GS

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 4 Maj, 2023 09:43