Keqpërdorën seksualisht një të mitur – arrestime në disa qytete
Ministria e Punëve të Brendshme informon se ka arrestuar dhe ka parashtruar kallëzim penal ndaj 10 personave për keqpërdorim seksual të një të miture dhe për përgatitje të materialit pornografik.
Personat e arrestuar janë nga Shkupi, Velesi dhe Tetova, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Departamenti për parandalimin e krimit të organizuar dhe serioz ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ndaj personave D.P.T.(23), A.Z.(25), R.A.(27).T.L.(26) , S.N.(25), të gjithë nga Velesi dhe R.V.(21) nga Shkupi për veprën penale “Trafikim me fëmijë” nga neni 418-d paragrafi 3 i Kodit Penal, dhe A.F.(22). dhe B.F.(27) të dy nga Velesi për veprën “keqpërdorim seksual ndaj personit të pafuqishëm” nga neni 187 paragrafi 2 në lidhje me alinenë 1 të Kodit Penal, dhe K.B.(31) nga Velesi dhe B.P.(31) nga Tetova për veprën penale “ prodhimi dhe shpërndarja e pornografisë me fëmijë” nga neni 193, paragrafi 3 i Kodit Penal”, thonë nga MPB.