Keqpërdorën seksualisht fëmijën, kallëzim penal ndaj 11 personave nga Tetova e Gostivari

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 12 Maj, 2023 13:09

Ministria e Punëve të Brendëshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme nga bastisjet për rastin në fjalë janë arrestuar 8 persona nga Tetova dhe 2 nga Gostivari, ndërsa njëri gjendet jashtë Maqedonisë së Veriut. 11 personat janë Z. Sh. (51) nga Tetova, S.S. (59) nga Tetova, A.P. (67) nga Tetova, K.H. (50) nga Gostivari, R.A. (69), I.Z. (55), I.E. (67), A.M. (50), Q.Q. (53) dhe F.A. (63), të gjithë nga Tetova dhe A.Sh. (51) nga Gostivari.

“Në periudhën kohore nga viti 2020 deri në shtator të vitit 2021, G.Sh., duke përfituar nga gjendja e pafuqisë dhe vulnerabilitetit të fëmijës, në një marrëveshje të mëparshme me S.S., A.P. dhe K.H., e kanë kryer krimin duke detyruar fëmijën për të kryer akte seksuale nëpërmjet shfrytëzimit seksual dhe duke e përdorur atë në aktivitete seksuale ose forma të tjera të shfrytëzimit seksual me të kallëzuarit R.A., I.Z., I. E., A.M., Q.Q., F.A. dhe A.Sh., në këmbim monetar nga 50 deri në 200 euro, me qëllim përfitimin pasuror të kundërligjshëm”, thonë nga MPB

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 12 Maj, 2023 13:09