Katër shtetas turq, tre shqiptarë dhe një serb ndalohen nga Policia në Gostivar

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 25 Tetor, 2022 10:35

Në një kontroll aksion të kryer dje në Gostivar rreth orës 11:00 nga zyrtarët policorë të MPB-së, SPB-së Tetovë- Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar dhe Inspektorati Shtetëror i Punës në Gostivar për shkak të keqpërdorimit të qëndrimit turistik, personat J.A. (39), Sh.U. (43), V.U.(46), S.D.(46) nga Republika e Turqisë, R.K.(54), G.B.(56) dhe A.J.(41) nga Republika e Shqipërisë dhe M.R (55) nga Serbia.

Përveç këtyre personave, për shkak të sjelljes agresive ndaj policëve në orën 12.00 në rrugën “JNA” në Gostivar, J.Z. nga Çegrani i Gostivarit, i cili i pengonte në kryerjen e veprimeve zyrtare.

Të gjithë janë ndaluar në Stacionin Policor Gostivar për procedurë të mëtutjeshme.

Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit. Gostivari Sot

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 25 Tetor, 2022 10:35