Kapen 15 kilogramë marijuanë, ndalohet një person

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 24 Prill, 2023 20:25

Kapen 15 kilogramë marijuanë, ndalohet një person

MPB njofton se dje gjatës bastisjes në dy lokacione janë kapur 15 kilogramë marijuanë, ndërsa është ndaluar edhe një person.

Me datë 23.04.2023, zyrtarë policorë nga Sektori për Trafikim të Paligjshëm të Drogës dhe Armëve në kuadër të Zyrës së Jashtme për Çështje Kriminale Gjevgjeli dhe Stacionit Policor Gjevgjeli kanë ndaluar B.A.(42) nga fshati Bogorodicë, Gjevgjeli.

Gjatë kontrollit, të kryer me urdhër të gjykatës, në banesën që përdor në Gjevgjeli dhe në një objekt të braktisur në fshatin Bogorodicë, i cili ishte zhbllokuar me çelësin e gjetur në banesë, janë gjetur dhe sekuestruar rreth 15 kilogramë marijuanë.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 24 Prill, 2023 20:25