Kampionati botëror. Kryesia e BDI- Gostivar, takime me drejtuesit e Këshillave Vendore

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 14 Dhjetor, 2022 21:07

Kampionati botëror. Kryesia e BDI- Gostivar, takime me drejtuesit e Këshillave Vendore

Kampionati botëror “Fifa World Cup Qatar 2022”,  nga kryesia e BDI-së në Gostivar është parë si mundësi e mirë për të takuar drejtuesit e Këshillave Vendore të kësaj partie. Këto ditë kryesia e ngusht e degës ka vizituar vendbanimet Çegran, Reçan, Vërtok, Raven dhe Debresh, duke ndjekur ndeshjet e futbollit bashkë. 

“Po shfrytëzojmë rastin që ndeshjet e bukura të “Fifa World Cup Qatar 2022”, t’i ndjekim me aktivin e Këshillave Vendore të BDI në Gostivar. Gjatë vizitave nëpër Këshillat Vendore,  bashkëbisedojmë edhe për aktivitetet e oranizatës sonë politike, #BDI në përmbyllje të vitit 2022. Kemi vizituar Këshillat Vendore në Çegran, Reçan, Vërtok, Raven dhe Debresh. Në ditët në vazhdim do të vizitohen edhe vendbanimet e tjera”, njoftojnë nga BDI. 

Nga atje paralajmërojnë takime me anëtarësinë e gjerë të partisë me fillimin e vitit të ri.

“Sa po të mbarojmë me vizitat e tilla dhe takimet me kryesitë e Këshillave Vendore, gjatë fillimit të vitit 2023 do të organizojmë takime edhe me strukturën e gjërë, anëtarësinë dhe simpatizuesit e BDI  në të gjitha vendbanimet tona”, thonë nga BDI Dega Gostivar.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 14 Dhjetor, 2022 21:07