Kamnjan, arrestohen dy gostivaras
Mbrëmë (20 tetor) rreth orës 22:15, në Kamnjan të Tetovës, pjestarët e policisë nga SPB Tetovë e kanë arrestuar personat M.A. (28) dhe A.A. (25) të dy nga Gostivari, sepse gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre dhe veturës “Opel Zafira” me targa të Gostivarit, me të cilin kanë qenë duke udhëtuar, është gjetur marihuanë.
Dy shtetasit nga Gostivari janë mbajtë në Stacionin Policor Tetovë për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit, pas së cilës do të
ngrihen akuza kundër tyre.