Kallëzim penal kundër 67-vjeçarit nga Vërtoku, pasi vrau bashkëshorten e tij

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 8 Nëntor, 2022 12:06

Departamenti i Punëve të Brendshme Tetovë-Zyra e Jashtme për Çështje Kriminale Gostivar, dje (7-nëntor) ka dorëzuar kallëzim penal kundër 67-vjeçarit P.A. nga Vertoku i Gostivarit për shkak të dyshimit se ka kryer vrasjen e bashkëshortes së tij 55-vjeçare B.A., vepër penale e dënueshme nga neni 123 paragrafi 2 pika 1 dhe 2 të Kodit Penal.

I denoncuari P.A. dyshohet se më 23 prill të këtij viti, në periudhën nga ora 21:30 deri në ora 24:00, në
shëpinë e tyre familjare në fshatin Vertok, me përdorimin e forcës fizike dhe me një mjet të mprehtë i ka shkaktuar lëndime të shumta vdekjeprurëse në kokë dhe trupin e gruas së tij, pas së cilës me taksi është larguar nga vendi dhe ka shkuar në Shkup.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 8 Nëntor, 2022 12:06