Skip to content

Gostivari Sot

Primary Menu
  • Gostivari
  • Maqedonia
  • Revista
  • Plus
    • Kuriozitete
    • Kronika e Zezë
  • FMG
    • FLAKA ALB
    • ФЛАКА МКД
    • FLAKA ANG
  • Home
  • Gostivari
  • Jehonë e madhe në mediat sllovene për çmimin e Dr. Hatije Ismaili nga Gostivari

Jehonë e madhe në mediat sllovene për çmimin e Dr. Hatije Ismaili nga Gostivari

Sot në Slloveni një nga lajmet kryesore ka qenë ndarja e çmimeve në mjekësi. E fituese e çmimit kryesor respektivisht marrëse e  titullit “Mjeku im – Mjeku 2020″ është gjinekologia nga Gostivari Dr. Hatije Ismaili, njofton Gostivari Sot 

Media sllovene shkruan që Dr. Hatije Ismaili  bindi pacientët me qasjen e saj personale dhe dëshirën e sinqertë për t’i ndihmuar ata, jo vetëm si mjeke por mbi të gjitha si  një qenie njerëzore.

“Fituesit morën çmime jo vetëm për profesionalizmin, por edhe për zemrën, njerëzimin dhe respektin për pacientët. Çmimi kryesor Mjeku im iu dha gjinekologës Hatije Ismaili”, raporton SiolNET.

“Unë kurrë nuk kam pritur mirënjohje ose lavdërime të veçanta për punën time, por çmimi “Gjinekologu im” (Doktori im), do të thotë shumë për mua”, tranmeton deklaratën e saj, media Viva nga Sllovenia.

Kënaqësia e pacientëve, raporton Viva, është jashtëzakonisht e rëndësishme për të.

Hatije Ismaili, u lind në Gostivar ku edhe kreu shkollën fillore, në Sh.F. Ismail Qemali (Mosha Pijade – asokohe) dhe dy vitet e para të shkollës së mesme.

Më pas, u transferua në shkollën e mesme të mjekësisë në Mitrovicë ku kreu vitin e tretë, ndërsa të katërtin e kreu në shkollën e mesme të mjekësisë në Prishtinë.

Më pas ka vijuar studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Rijekë të Kroacisë. Specializimin në fushën e gjinekologjisë e ka kryer në Ljubljanë të Sllovenisë.

Dr. Hatije Ismaili  është doktoreshë e licensuar e mjeksisë, e specializuar në gjinekologji, me një eksperiencë të madhe dhe profesionale në fushën ofurogjinekologjisë.

Për momentin ajo punon në Spitalin e Përgjithshëm ”Novo Mesto”, në Sloveni, si doktoreshë në sektorin e Gjinekologjisë.

Deri më sot, ajo ka publikuar shumë artikuj në revista mjeksore të Slovenisë dhe është bashkëpunëtore e jona , gjithmonë e gatshme për t`iu ofruar përgjigjje për problemet tuaja. Gostivari Sot 

 

Continue Reading

Previous: Gostivar, përurohet çerdhja e re “Dielli” në fshatin Banjicë e Poshtme
Next: Pollog, gjoba për 57 persona që nuk kishin maska mbrojtëse

Të ngjashme

policija Kërcënim me jetë ndaj të riut nga Banjica e Poshtme

Kërcënim me jetë ndaj të riut nga Banjica e Poshtme

policija Gostivar, përleshje fizike mes fqinjëve

Gostivar, përleshje fizike mes fqinjëve

policia Zhduket një fëmijë nga rrethina e Gostivarit

Zhduket një fëmijë nga rrethina e Gostivarit


TË FUNDIT

policija Kërcënim me jetë ndaj të riut nga Banjica e Poshtme

Kërcënim me jetë ndaj të riut nga Banjica e Poshtme

policija Gostivar, përleshje fizike mes fqinjëve

Gostivar, përleshje fizike mes fqinjëve

policia Zhduket një fëmijë nga rrethina e Gostivarit

Zhduket një fëmijë nga rrethina e Gostivarit

policija Vjedhje në një objekt fetar në rrethinë të Gostivarit

Vjedhje në një objekt fetar në rrethinë të Gostivarit

policija Gostivar, arrestohet banori i Shqipërisë

Gostivar, arrestohet banori i Shqipërisë

arrestim2 Kreu pesë vjedhje, pranga për 22-vjeçarin nga Gostivari

Kreu pesë vjedhje, pranga për 22-vjeçarin nga Gostivari

virus-korona-izolacija-1 Vendime të reja për izolim për 13 gostivaras

Vendime të reja për izolim për 13 gostivaras

IMG_22022021_150519_800_x_450_pixel WhatsApp do të bllokojë përdoruesit që nuk pranojnë kushtet e përdorimit

WhatsApp do të bllokojë përdoruesit që nuk pranojnë kushtet e përdorimit

arrestimi SHBA/ Arrestohet gruaja e mbretit të drogës ‘El Chapo’

SHBA/ Arrestohet gruaja e mbretit të drogës ‘El Chapo’

Screenshot_4-46 500,000 vdekjet nga COVID-19 në SHBA, Biden: Moment pikëllues

500,000 vdekjet nga COVID-19 në SHBA, Biden: Moment pikëllues

IMPRESIUM

info@gostivarisot.mk

072 30 30 36

070 70 90 80  

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • FLAKA AL
  • MK
  • ANG
Copyright 2018 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | Gostivari Sot by FLAKA.