Java e fëmijëve, aksion grumbullues për veshmbathje

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 11 Tetor, 2020 23:22

Në kaudër të javës së fëmijëve, çerdhet e qytetit në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Gostivarit, realizuan aksion grumbullues për veshmbathje. Fëmijët për dallim nga ditët e tjera, sot në çerdhe kishin sjellë me vete nga një pako me ndihma për bashkëmoshatarët e tyre me status të dobët ekonomik. Dikush tesha, dikush këpucë e as lodrat nuk mungonin.

Zëvendës drejtoresha e kopshteve publike në Gostivar, Arbena Aliu deklaroi se java e fëmijëve është shënuar me aktivitete të ndryshme nëpër çerdhet e qytetit, por veçoi aksionin grumbullues të ditës së sotme sepse sipas saj, ky aksion ua mëson fëmijëve ndjenjën e humanitetit. Ajo tha se gjatë kësaj jave ka filluar me punë edhe çerdhja e re “Dielli” në fshatin Banjicë e Poshtme.

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 11 Tetor, 2020 23:22