Janë regjistruar më shumë se 8,000 persona për vaksinim

Qytetarët e vendit janë të interesuar të marrin vaksinë të koronavirusit sa më shpejt të jetë e mundur, përcjell FLAKA.
Në pak orë, janë mbi 8,000 të regjistruar për vaksinim, njoftoi Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në Facebook.
“Duke plotësuar një aplikacion, ju shprehni interes për vaksinim kundër KOVID-19. Të gjitha aplikacionet do të futen në sistemin “Termini im” dhe nuk ka nevojë të azhurnoni më tej informacionin ose të pyesni dhe informoni mjekun tuaj të përgjithshëm që jeni regjistruar. Sipas orarit të dhënë në planin e vaksinimit, mjeku i familjes do t’ju telefonojë dhe do t’ju informojë për datën dhe kohën e saktë kur duhet të vaksinoheni në pikën që dëshironi gjatë regjistrimit. Në fazën e parë, punëtorët shëndetësorë dhe qytetarët mbi 70 vjeç do të vaksinohen. Të gjithë të tjerët që janë regjistruar do të kontaktohen në shtëpi kur grupi i tyre do të vaksinohet në përputhje me strategjinë kombëtare. Vaksinimi është vullnetar dhe zbatohet në përputhje me strategjinë e vaksinimit në vendin tonë. Mënyra e vetme për të mposhtur virusin është vaksinimi kundër koronavirusit”, shpjegon Filipçe.
Nndryshe, nesër në vendin tonë vijnë dozat e para të vaksinave nga Serbia. FLAKA