Skip to content

Gostivari Sot

Primary Menu
  • Gostivari
  • Maqedonia
  • Revista
  • Plus
    • Kuriozitete
    • Kronika e Zezë
  • FMG
    • FLAKA ALB
    • ФЛАКА МКД
    • FLAKA ANG
  • Home
  • Kuriozitete
  • Ja problemet e shëndetit mendor gjatë pandemisë

Ja problemet e shëndetit mendor gjatë pandemisë

Ka kaluar një vit që kur bota u përfshi nga paniku i koronavirusit. Megjithatë pandemisë ende nuk po i shihet fundi. Ekspertët thonë se kjo situatë ka krijuar një epidemi të shëndetit mendor në popullatë.

Në Londër, një qytet që nuk fle kurrë, urdhërat e autoriteteve në përgjigje të koronavirusit kanë paralizuar jetën dhe aktivitetin normal. Masat e izolimit, shtimi i numrit të viktimave dhe goditja ekonomike kanë ndikuar ndjeshëm tek gjendja psikologjike e popullatës në këtë periudhë pandemie.

“Në këtë fazë po shohim se sa herë ka një valë të re virusi, sa herë vendosen kufizime të reja, shtohen nevojat e popullatës për kujdesin mendor. Kur ulen ritmet e infeksioneve të reja nuk ka zbutje të ndikimit mbi shëndetin mendor, problemi vetëm akumulohet,” thotë Andy Bell me Qendrën për Shëndetin Mendor.

Qendra për Shëndetin Mendor analizon dhe bën lobizëm për problemet psikologjike dhe çrregullimet e tjera mendore në popullatë. Ekspertë të kësaj qendre thonë se pandemia e koronavirusit ka goditur gjithë shoqërinë, por ka qenë shumë më e rëndë për disa grupime:

“Askush nuk është i paprekshëm. Të gjithë ndjejnë efekte psikologjike. Kjo është një traumë kolektive. Por, pa diskutim, një numër njerëzish e ndjejnë më shumë, sidomos ata që kanë të ardhura të ulëta që janë më të rrezikuar ekonomikisht nga efektet e pandemisë. E shohim në Britani edhe në radhët e komuniteteve jo të bardha, popullata me ngjyrë apo prejardhje aziatike, ku kërcënimi i virusit është më i lartë. Kjo e shton rrezikun për probleme mendore,” thotë zoti Bell.

Disa profesione, sidomos ata që punojnë në shërbimet jetike, po shfaqin shenja të dukshme të traumës dhe ankthit që ka krijuar kjo situatë. “Kemi zbuluar se ata që punojnë në këtë sektor kanë një rritje të dukshme simptomash. Në studimin tonë të fundit tregojmë se në radhët e personelit të kujdesit intensiv, në qershor dhe korrik të vitit të kaluar, në fund të valës së parë të pandemisë, thuajse 1 ndër dy punonjës raportuan nivele të stresit post-traumatik, depresion të rëndë, ankth apo probleme me alkoolizmin,” thotë Neil Greenberg, pedagog në Universitetin “King’s College”.

Por pandemia ka nxjerrë në pah edhe prirje pozitive. Personat që kishin edhe më parë probleme të shëndetit mendor nuk kanë pësuar keqësim. Sipas ekspertëve, ka gjasa që kjo periudhë i bën këta individë të ndjehen më pak të izoluar: “Ajo që e dallon këtë periudhë është se problemi ka vazhduar për disa kohë dhe ende vazhdon. Nuk e dimë kur do të përfundojë. Mendoj se një ndikim i ngjashëm mund të jetë ndjerë nga shumë kombe gjatë Luftës së Parë dhe Luftës së Dytë Botërore. Ajo që kemi mësuar nga e kaluara, kur kohët janë të vështira, njerëzit bashkohen, gjejnë fuqinë e brendshme,” thotë zoti Greenberg.

Sipas Qendrës për Shëndetin Mendor, rreth 10 milionë vetë në Britani kanë nevojë për ndihmë me shëndetin mendor. Krahasuar me një popullatë prej 60 milionë vetësh që ka Britania, kjo është një përqindje mjaft e lartë, pohojnë ekspertët.

Continue Reading

Previous: Të hash shpejt/ Zbuloni çfarë pëson organizmi
Next: Vaji i xhenxhefilit/ Zbuloni përfitimet shëndetësore

Të ngjashme

IMG_22022021_150519_800_x_450_pixel WhatsApp do të bllokojë përdoruesit që nuk pranojnë kushtet e përdorimit

WhatsApp do të bllokojë përdoruesit që nuk pranojnë kushtet e përdorimit

arrestimi SHBA/ Arrestohet gruaja e mbretit të drogës ‘El Chapo’

SHBA/ Arrestohet gruaja e mbretit të drogës ‘El Chapo’

1_PAY-This-Brazilian-beauty-earns-$300K-a-year-just-from-posting-pictures-of-her-bum-online-and-can-rack Braktis modelingun për t’u bërë mjeke koronavirusi

Braktis modelingun për t’u bërë mjeke koronavirusi


TË FUNDIT

Policia_Fleser_1 Gostivar-Gradec vetura del nga rruga, lëndohen tre persona ndër të cilët edhe një i mitur

Gostivar-Gradec vetura del nga rruga, lëndohen tre persona ndër të cilët edhe një i mitur

Inspektor_Kafiteri-780x470-1-750x430 Inspektorati mbylli një restorant në Vërtok

Inspektorati mbylli një restorant në Vërtok

155347523_10224907315929085_5873209920943586919_n Sot fillon regjistrimi i mërgatës

Sot fillon regjistrimi i mërgatës

155347523_10224907315929085_5873209920943586919_n Thirrje që mërgata të regjistrohet një për një

Thirrje që mërgata të regjistrohet një për një

covid 11 humbje jete, 305 të infektuar me Covid-19 dhe 167 të shëruar

11 humbje jete, 305 të infektuar me Covid-19 dhe 167 të shëruar

moti Parashikimi i motit

Parashikimi i motit

vakcina-korona-svet-1170x780-1-750x430 Janë regjistruar 721 raste të reja, 171 të shëruar dhe 7 të vdekur

Janë regjistruar 721 raste të reja, 171 të shëruar dhe 7 të vdekur

Ali-Ahmeti-27.02.2021 Konkluzionet nga mbledhja e kryesisë së BDI

Konkluzionet nga mbledhja e kryesisë së BDI

30-5-1024x576 Çajla dhe Forina bëhen me pushimore moderne

Çajla dhe Forina bëhen me pushimore moderne

90-1170x658 Komuna e Gostivarit nënshkruajti marrëveshjen kolektive me SPOGJSH

Komuna e Gostivarit nënshkruajti marrëveshjen kolektive me SPOGJSH

IMPRESIUM

info@gostivarisot.mk

072 30 30 36

070 70 90 80  

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • FLAKA AL
  • MK
  • ANG
Copyright 2018 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | Gostivari Sot by FLAKA.