Ja kush u kujdes që edhe mjekët në Spitalin e Gostivarit ta ndjejnë natën festive

Viti i Ri ka ardhur për të gjithë ne. Për ne që festuam, për ata që po luftojnë për jetën e tyre për shkak të kovid19, por edhe për mjekët që luftojnë për t’i shpëtuar. Shumë prej mjekëve, infermiereve në natën e ndërrimit të viteve nuk ishin me familjet e tyre, por me pacientët e prekur nga virusi Korona.

Kjo atmosferë punë për mjekët ishte edhe tek Spitali i Gostivarit. Por, edhe për mjekës dhe personelin jetër mjekësor u kujdesën njerëzit e vullnetit të mirë, që sado pak edhe për ata të krijohet një atmosferë festive në mjediset e punës.
Kanë qenë drejtuesit e Restorant New Albis nga Gostivari që u kujdesën për darkën festive për personelin mjeksorë kujdestarë në natën e ndërrimit të motmoteve.

E nga Spitali i Gostivarit faleminderuan pronarët e restorantit për këtë gjest ë tyre.
“Drejtori i spitalit Dr.Jakup Jakupi faleminderon pronarët e restorantit New Albis Gostivar të cilët si çdo vit ashtu edhe kësaj radhe përgatitën ushqim për të gjith personelin mjeksorë kujdestarë me rastin e ndërrimit të motmoteve. Ju falemenderit për kujdesin dhe respektin që po tregoni ndaj personelit të spitalit”, thonë nga drejtoria e Spitalit të Gostivarit.

Por darka nuk ishte e vetmi gjest nga ky restorant. New Albis dhe firma e njohur Della Nonna e cila meret me prodhimin e deserteve (ëmbëlsirave) premium, si çdo vit ashtu edhe këtë fundvit për të gjithë të punsuarit e Spitalit në shenjë faleminderimi, respekti dhe konsiderate ndaj personelit mjeksorë dhuruan mbi 550 deserte (ëmbëlsira) për të gjithë të punësuarit.

Nata në Klinikën Infektive kaloi e qetë. Mjekët apeluan që qytetarët të respektojnë masat për tu mbrojtur nga virusi.
Nata në Spitalin e Gostivarit kaloi e qetë. Mjekët apeluan që qytetarët të respektojnë masat për tu mbrojtur nga virusi. Gostivari Sot