Ja anëtarët e përjashtuar nga Aleanca për Shqiptarët- ASH

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 12 Shtator, 2020 12:16

Kuvendi Qendror dhe ekzekutiv i Aleancës për Shqiptarët do të ketë freskime, ndërsa nga antarësia sot  është përjashtuar ish kryetari i degës së ASH-së në Tetovë, Altrim Mamutit – Shumi dhe ish kryetari i degës së Dollnenit, raporton Gostivari Sot

Kuvendi Qendror i ASH, largohet nga rendi i ditës dorëheqja e liderit Sela

Me 80 vota kundër dhe 20 për, Kuvendi Qendror i ASH-së, ka larguar nga rendi i ditës dorëheqjen e kyetarit të kësaj partie, Ziaden Sela, raporton Gostivari Sot

Ka qenë vetë Ziadn Sela që ka propozuar këtë pikë, e cila nuk ka kaluar nga shumica e kuvendarëve.

Kuvendi Qendror i ASH-së, Sela: Disa anëtar do të përjashtohen

Kryetar i ASh-së, Ziadin Sela, në mbledhjen e VI-të të Kuvendit Qendror të kësaj partie, bëri të ditur që disa anëtarë të deritanishëm të KQ, do të përjashtohen, njofton nga vendngjarja Gostivari Sot

“Në pikën e dytë të rendit të ditës do të shtoja se pos zgjedhjeve të anëtarëve të rinj, disa anëtar do të përjashtohen nga Kuvendi Qendor”, tha Sela që në hapje të mbledhjes e cila mbahet në qytetin e Gostivarit.

Ai nuk bëti të ditur se kush janë ata anëtarë, por sipas burimeve tona bëhet fjalë për disa anëtarë të ASH-së nga dega e Tetovës.

Në rend dite të KQ ka 6 pika, mesin e tyre edhe zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Kuvendit Qendror dhe raporti nga Shtabi Qendror Zgjedhor i partisë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura me 15 korrik.

Në mbledhje pritet të diskutohet edhe situata aktuale politike në vend.

Poashtu, pritet që edhe Kryesia Qendrore të ketë anëtarë të rinj.

Mediat për momentin janë larguar nga mbledhja e cila zhvillohet në palestrën sportive “Rinia” në Gostivar. Është paralamëruar se pas një ore Kuvendi do ta bëjë pauzën e parë ku lideri i ASH-së do të prononcohet për mediat, raporton Gostivari Sot

Nis punët Kuvendi Qendror i Aleancës për Shqiptarët

Pas pak çastesh filloi Kuvendi i VI Qendror i ASH-së, i cili mbahet në qytetin e Gostivarit. Në rend dite ka 6 pika, mesin e tyre edhe zgjedhjen e antarëve të rinj të Kuvendit Qendror dhe raport nga Shtabi Qendror Zgjedhor i partisë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura me 15 korrik, raporton Gostivari Sot 

Siç merr vesht Gostivari Sot, në mbledhje pritet të diskutohet edhe situata aktuale politike në vend.

Poashtu, pritet që edhe Kryesia Qendrore të ketë anëtarë të rinj.

Ekipi ynë ndjek nga afër Kuvendin, për çka në vazhdim do t’ju njoftojmë me rrjedhën dhe punimet e Kuvendit. Gostivari Sot

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 12 Shtator, 2020 12:16