Skip to content
Gostivari Sot

Gostivari Sot

Primary Menu
  • Gostivari
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Kosovë
  • Ballkan
  • GLOBI
  • Opinione
  • Sport
  • Revista
  • Plus
  • Home
  • Maqedoni
  • Izet Zeqiri dhe Zamir Dika janë kandidatë për Kryeminisër Shqiptar?

Izet Zeqiri dhe Zamir Dika janë kandidatë për Kryeminisër Shqiptar?

Flaka Plus nga burime të besueshme mëson që kandidatë potencial për Kryeministrin Shqiptar janë dy profesorët universitar Izet Zeqiri dhe Zamir Dika Gjithmonë sipas këtyre burimeve, këto dy emra përmendet si kandidatë më serioz për t’u nominuar si kandidatë për kryeministër për garën elektorale të 15 Korrikut. Por, gjithçka do të dihet sot në ora 13:00 nga Prespa. BDI sot fillon tubimin qendror në Prespë dhe se në këtë tubim hapës do të bëj të ditur edhe emrin e kandidatit për kryeministër shqiptar. Konventa fillon në ora 13:00 dhe do të mbahet pranë pushimores Pretor, në ambient të hapur. “Kështu para dhjetë ditësh u shpreh lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ndërsa shpalosi idenë për kryeministrin e parë shqiptar. Në një paraqitje para opinionit, Ahmeti premtoi se në ditën e parë të fushatës, në Konventën e Prespës, do të shpaloset edhe emri i kandidatit të parë shqiptar për kryeministër, ndërsa tha se beson se kjo do të realizohet. Sot në Konventën e Prespës, në Njësinë e pesë zgjedhore, ku BDI-së promovon kandidatët për deputetë, lideri Ali Ahmeti do të publikojë edhe emrin e kryeministrit të parë shqiptar, ndërsa shënohet edhe fillimi zyrtar i fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut. Së bashku, ne do të shkruajmë historinë për ta bërë ardhmërinë. Së bashku mund t’i tregojmë botës, se vendi ynë mund të jetë me të vërtetë një shoqëri, ku të gjithë mund të realizojnë ëndrrat e tyre dhe të ndjehen të barabartë. Një vend ku një shqiptar ose një shqiptare mund të bëhet Kryeministër dhe të jetë udhëheqës i denjë që garanton partneritetin e përhershëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian. Kjo është ajo që dua t’u mundësojë fëmijëve dhe nipërve e mbesave tona: Besimi se ne mund të arrijmë gjithçka që ëndërrojmë”, u pat shprehur Ahmeti me rastin e propozimit të idesë për kryeministrin e parë shqiptar.”, thuhet në komunikatën e kësaj partie. Flaka Plus

Continue Reading

Previous: Për shkak të Kovid-19 myslimanët nga Maqedonia nuk do të shkojnë në Haxh
Next: Të premten hapen kufijtë, nga 1 korriku rinis trafiku ajror

Të ngjashme

xhamia Fillimi i muajt të Ramazanit pa falje të Taravisë në Xhami

Fillimi i muajt të Ramazanit pa falje të Taravisë në Xhami

Bunar-Petrol Ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës

Ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës

jahja-kemal “Jahja Kemal” shpall konkurs për dhënien e bursave për arsimin e mesëm

“Jahja Kemal” shpall konkurs për dhënien e bursave për arsimin e mesëm


 

marketing@flaka.com.mk

info@gostivarisot.mk 

+389 70 70 90 80

++389 72 30 30 36

  • Për ne
  • Kontakt
  • Marketing
Copyright 2018 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by Gostivari Sot.