Ishte shtrirë në Spital për operacion, ia vjedhin stolitë e arit!

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 20 Prill, 2023 20:01

Ishte shtrirë në Spital për operacion, ia vjedhin stolitë e arit!

Një paciente nga Shkupi ka bërë një denoncim në polici se dje derisa po kryente një operim në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup i janë vjedhur stolitë e arit, përcjell INA.

Ministria e Punëve të Brendshme informon se dje në ora 12:45 në SPB në Shkup, shtetasja me inicialet A.O.(48) nga Shkupi ka raportuar se në njërën nga klinikat ku paraprakisht ishte operuar, i janë vjedhur stolitë e arit.

MPB theksoi se janë ndërmarrë masa për zbardhjen e rastit.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 20 Prill, 2023 20:01